Një person ka vdekur para sporteleve te Qendra për Shërbim me Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 08:30, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Viktima në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin./21Media