Vdiq një person në Pejë pasi ra nga ndërtesa

Një person ka vdekur pasi që ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe se janë duke u bërë hetimet e nevojshme
“Policia është njoftuar në orën 02:27 minuta dhe është përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencën e Pejës e më pas në QKUK në Prishtinë. Hetuesia është duke e bërë punën e saj”, njoftoi Gashi.
Ndërkohë shtoi se vdekja është konfirmuar në orës 09: 15./21Media

Back to top button