Një person ka ndërruar jetë dje në QKUK, pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në fillim të muajit dhjetor në Prishtinë.

Viktima që nga 4 dhjetori ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në lidhje me rastin është raportuar se personi i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasoj e aksidentit, me 18.12.2020 ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./21Media