Një person vdiq si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i sotëm në Komoran të Drenasit.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi Arlinda Rexhepi nga zyra për informim e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Rexhepi njoftoi se një person i dyshuar u dërgua në mbajtje.

“Me datë 31.05.2020 rreth orës 17.00 në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe dy motoqikletave. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri nga ta ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.”, bëri të ditur Rexhepi për rtv21.tv./21Media