Një person tjetër ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ushtruesi i Detyrës i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka njoftuar se sot ka vdekur A.F.

“Miku im para disa ditës kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerëzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë. Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta. Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!”, ka shkruar Rudari në llogarinë e tij “Facebook”./21Media