Një person nga fshati Beguncë i Komunës së Vitisë ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin u bë i ditur nga drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli.

“Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë.Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën”, ka shkruar Kadolli në Facebook.

Sipas IKSHP-së Vitia ka 2 raste të reja me COVID-19.Rastet janë një nga Smira dhe një nga Skifteraj.

Numri total i rasteve pozitive në Viti është 447, ndërsa 23 raste janë aktive. Kurse, numri total i të shëruarve deri më sot në këtë komunë është 393./21Media

Virusi po vret!
Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë.Shpreh…

Posted by Vjollca Kadolli on Thursday, October 22, 2020