Një person nga Kamenica ka humbur betejën me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ky është rasti i katërtë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2 në Komunën e Kamenicës.

“Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kastrati gjithashtu ka bërë apel tek qytetarët që të repsktohen masat mbrojtëse.

“Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. Vendos maskën, pastro duart e mbaj distancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka shkruar Kastrati në Facebook. /21Media