Një burrë është mbytur nga një peshkaqen pranë një plazhi të njohur në Australinë Perëndimore.

Sulmi ndodhi afër “Cable Beach” në veri të shtetit. Burri u tërhoq nga uji por më vonë u raportua se ka vdekur, transmeton rtv21.tv.

“Mund të konfirmoj që tragjikisht burri ka vdekur,” tha policia e Australisë Perëndimore në një deklaratë.

Plazhi është mbyllur dhe qytetarët po këshillohen që t’i shmangin ujërat lokale. Është sulmi i tetë me peshkaqen në ujërat australiane këtë vit.

Një kërkim për peshkaqenin është duke u zhvilluar, por speciet e tij nuk dihen ende./21Media