Vdiq një person pas përplasjes së dy kamionëve

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të djeshëm mes dy kamionëve në fshati i Izvori të Velesit në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 në afërsi të vendit të quajtur “Vranovski anovi”, mes dy kamionëve “TAM”, me targa të Velesit.
“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar I.J., të cilat i janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./TV21

Back to top button