Dy punonjës të një kompanie interneti i ka zënë korrenti paraditen e të shtunës në fshatin Nikël.

Ngjarja ka ndodhur gjatë punës teksa punëtorët ishin duke kryer një instalim, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht ka vdekur gjatë rrugës për në spital. Kolegu i tyre, punonjës i kompanisë ka tentuar të transportojë dy punëtorët e tjerë drejt spitalit, por në Kamëz, pranë bashkisë, ai ka përplasur një të moshuar që ishte duke lëvizur me biçikletë.

I moshuari Selman Mera dhe punëtori tjetër që i ka mbijetuar plagëve të marra në korrenti janë dërguar në spital me ambulancë.

Policia ka njoftuar që grupi hetimor po kryen hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa në Tiranë në rrugën “Sulejman Delvina” është regjistruar një tjetër aksident. Një mjet ka goditur një këmbësore 55 vjeçe, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën./oranews