Një 85 vjeçar ka vdekur, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra pasi djegies së shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në rrugën “Ali Podrimja” në Malishevë,

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj.

“Patrulla e policisë ka dalë ne vendin e ngjarjes ku aty kishin arritur dhe zjarrfikësit, dhe kanë marr të gjitha veprimet për shuarjen e zjarrit dhe largimin e një personi i cili kishte mbetur brenda, ku me emergjencë është dërguar në QKMF-Malishevë. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencë”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas policisë shakatari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasojë e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante si dhe njësia e hetimeve rajonale e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./21Media