Vdiq një person pasi u lëndua në vendin e punës

Një person ka humbur jetën pasi ishte lënduar në vendin e tij të punës, të shtunën rreth orës 13, në Koretin të Kamenicës.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./21Media

Back to top button