Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur pasi ishte rrëzuar duke punuar në një shtëpi private.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në fshatin Isniq, në Deçan.

Viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhënë në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, ndërsa rreth orës 21: 00 ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ka njoftuar Policia./21Media