Një qytetar nga Komuna e Ferizajit ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook.

“Sot humbi betejën me COVID-19, L.Q. nga Ferizaji për të cilin i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve”, ka shkruar Aliu.

Gjithashtu Aliu ka treguar se sot në Ferizaj janë shëruar 43 qytetarë që ishin të infektuar me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 11 raste të reja.

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi kanë vdekur pesë persona, duke e çuar në 135 numrin e përgjithshëm të viktimave. /21Media