Një person i prekur me Covid-19 nga Komuna e Kamenciës ka vdekur sot në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit”, ka njoftuar Kastrati përmes një postimi në “Facebook”.

Ai tha se ky është rasti i dytë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2 në Komunën e Kamenicës.

“Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje. Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2”, ka shkruar Kastrati duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës./21Media