Vdiq një qytetar nga Kamenica si pasojë e Covid-19

 

Edhe një person ka humbur jetën në Kosovë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Kamenica.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se 73 vjeçari ka vdekur mbrëmë.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë. Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën”, ka thënë Kastrati duke iu shprehur ngushëllime familjarëve.

Qe nga fillimi i pandemisë e deri dje janë raportuar 457 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë./21Media

Back to top button