Një 29-vjeçare shtatzënë ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Kjo u bë e ditur nga  Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook. Në njoftimin e QKUK-së thuhet se gruaja ishte pranuar në Klinikën Infektive, por që për shkak të komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive COVID.

Sipas njoftimit, ajo ishte ritestuar më 17 nëntor dhe kishte rezultuar negativ, por që kishte vazhduar “të kishte gjendje të rënduar shëndetësore”.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua…

Posted by QKUK- Shskuk info on Thursday, November 26, 2020

15 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Institutit Kombëtar të shëndetëssië Publike. Po ashtu Instituti njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 775 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 1 mijë e 903 mostra të testuara./21Media