Sot në moshën 64-vjeçare ka vdekur zyrtari i LDK-së, Ridvan Hoxha si pasojë e Covid-19.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit të saj në Prizren, Ridvan Hoxha.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se pa Hoxhën, LDK-ja në Prizren do të jetë më e varfër.

“Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave.
Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazevendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqert kolegial. Do të na mungoi prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive.
E vështirë për ta besuar se nuk do të jesh më në mesin tonë.
Njeri i mirë, i sinqert e me vlera të larta njerëzore, prehu i qetë në jetën e përtejme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:25 në varrezat e Prizrenit./21Media