Ahmeti: Pacientja 73 vjeçare ka pasur edhe sëmundje të tjera, kurse tre pacientë janë një gjendje kritike, midis tyre një shtatzënë

 Ahmeti: Pacientja 73 vjeçare ka pasur edhe sëmundje të tjera, kurse tre pacientë janë një gjendje kritike, midis tyre një shtatzënë

Një 73 vjeçare nga Peja, është viktima e dhjetë nga koronavirusi në Kosovë, bënë të ditur zyrtarë të Klinikës Infektive, të cilët thanë se tashmë e ndjera kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në Infektive aktualisht po trajtohen 62 pacientë të prekur me Covid-19, prej të cilëve 3 janë në gjendje kritike shëndetësore. Ndryshe, bazuar në trendin aktual të infektimeve në Kosovë, ekspertët thotë se, pas një jave pritet dyfishim, ndërsa pas dy javëve katërfishim i rasteve të infektimeve me Covid-19./21Media