Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale jep detaje

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale jep detaje

Një punëtor i “Trepçës-Njësia e Crnacit” ka vdekur si pasojë e një aksidenti në punë. Kështu ka njoftuar Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Sic bëhet e ditur askidenti ka ndodhur me 25 prill të këtij viti.

“Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968. I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”.Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion ne QKUK ne Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me rastin e marrjes së njoftimit nga stafi i minierës Trepça-Crnac, KPMM respektivisht Kryeinspektori i minierave Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kanë dalë në vend të ngjarjes.

“Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac ,Udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”.”, thuhet në njoftim./21Media