Vdiq piktori Zef Toçi

 
Në moshen 80 vjeçare sot ka vdekur piktori i mirënjohur, Zef Toçi.
Lajmin e bëri të ditur i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haskuka i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij. “Veprat e tij do ta mbajnë të gjallë gjithmonë”, ka shkruar ndër tjera Haskuka.
Telegram ngushëllimi familjes Toçi i ka dërguar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Me pikëllim sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, Zef Toçi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë”, ka shkruar Çeku.
Ai ka shtuar se Toçi ka qenë një prej artistëve që dha kontribut të lartë në kulturën tonë, veçanërisht në fushën e artit pamor, duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.
Varrimi i Zef Toçit do të bëhet sot në orën 13:00, në Varrezat e Prizrenit./21Media 

Back to top button