Sot në mëngjes, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19 vdiq Prof. Dr. Kajtaz Fazlija-Lutani. Lajmi u bë i ditur nga familja e të ndjerit.

Varrimi i Prof. Dr. Kajtaz Fazlija-Lutani do bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e fshatit Turiqec.

“Për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar, kurse e pamja nuk do të mbahet.”, njoftoi familja Fazlija.

Prof. Dr. Kajtaz Fazlija-Lutani ka lënë pas vetes familjen një veprimtari të pasur shkencore e akademike dhe për më tepër se 40 vjet ka qenë profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, atë të Zagrebit e deri në Amerikë./21Media