Vdiq punëtori, dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një persona ka vdekur në Bresje të Fushë Kosovës.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima dyshohet se u rrëzua në vendin e punës.
“Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur”, ka njoftuar Policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button