MKRS-ja ngushëllon familjen Azemi

MKRS-ja ngushëllon familjen Azemi

Ish-punëtori i KF Llapit dhe i KF Besianës, Fazli Azemi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar ekipi i Llapit, i cili i kanë dërguar një telegram ngushëllimi familjes Azemi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ngushëlluar familjen Azemi dhe të gjithë bashkëpunëntorët e të ndjerit.

Do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat I angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin , ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më gjerë. Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes së Fazliut, miqëve e dashamirëve të tij, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm.”, është shkruar ndër të tjera në telegramin e ministrisë.