Ka vdekur patrioti dhe veprimtari i çështjes komëbtare në SHBA Dr Ramadan Xhema. Ai u varros sot në Prishtinë.

Dr Xhema punoi dhe veproi në SHBA, që nga viti 1980, përkrah vëllaut te tij, patriotit dhe veprimtarit të mirënjohur të çështjes kombëtare, biznesmenit Xhim Xhema.

Në kujtim të Dr. Ramadan Xhemës dhe veprës së tij, vëllau Xhim Xhema dhe komuniteti shqiptar në SHBA do të organizojnë mbledhje komemorative në ditët në vijim./21Media