Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeç raposodi i njohur , Isa Llapqeva. Këtë e ka bërë të ditur familjari i tij këngëtari, Hamëz Llapqeva.

“Miq dhe dashamirë tē nderuar, ju njoftojmë me pikellim te thell se sot me datë 15 shtator 2020 në moshēn 76 vjeqare vdiq Vllau, Prindi ynë: Isë Imer Llapqeva”. shkroi Llapqeva në rrjetet sociale.

Ai po ashtu ka njoftuar se varrëimi i tij do të bëhet sot.

“Varrimi do të bëhet sot me 15 shtator ditë e marte në ora 16;00 me Iqindi në varrezat e Prizrenit.Me dhimbje të thellē Familja Llapqeva.”, njoftoi Hamëz Llapqeva.

Isa Llapqeva njihet këngë të shumta rapsodike. Projekti i tij i fundit është në bashkëpunim me Ali Krasniqin, Halil Bytyqin “Odat tona janë kanë Shkollë” që u publikua në janar të këtij viti./21Media