Vdiq regjisori dhe profesori Bekim Lumi
30 Korrik 2018
Lumi po luftonte me një sëmundje të rëndë
Lumi po luftonte me një sëmundje të rëndë
Ka vdekur në moshën 51 vjeçare profesori dhe regjisori i njohur kosovar, Bekim Lumi. Lajmin për vdekjen e regjisorit e ka bërë të ditur, Jeton Neziraj.
“Rest In Peace, Bekim Lumi”, ka shkruar ai në facebook.
Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, ka dy vjet që po përballej me një sëmundje të rëndë. Artistët kishin organizuar mbrëmje humanitare artistike për të mbledhur fonde për regjisorin e mirënjohur dhe profesorin e Fakultetit të Arteve, Bekim Lumin.
Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120-të të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht./ 21Media