Ka vdekur në moshën 50-vjeçare reperi amerikan, Earl Simmons, i njohur si DMX, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Jemi shumë të pikëlluar të ju njoftojmë se më i dashuri ynë, DMX, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në spitalin e White Plains, me familjen pranë vetës, e cila e mbështeti deri në ditët e tij të fundit”, janë shprehur familjarët e tij përmes një njoftimi.

Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar pas një sulmi në zemër.

DMX (Dark Man X), filloi karrieren e tij si reper që nga viti 1990, ku realizoi albumin e tij debutues ”It’s dark and Hell is Hot”, në vitin 1998.

Hiti i tij “Ruff Ryders Anthem”, i ndihmoi atij t’i vë vulë suksesit të tij komercial e kritikues.

Reperi ka lansuar disa albume përgjatë viteve, duke përfshirë edhe më të suksesshmin e tij, “And Then There Was X”, i finalizuar në vitin 1999, i cili po ashtu ishte nominuar në Grammy, në kategorinë si albumi më i mirë rep.

Ai shiti miliona albume, me hitet si, “Get At Me Dog” 1998, “Party Up” 1999 dhe “X Gon’ Give It to Ya” 2003.

Arritjet e tij profesionale ishin nganjëherë të mbuluara me një hije të fortë pas shumë ngatërresave të tij me gjykatat, policinë, përdorimin e lëndëve narkotike, transmeton rtv21.tv.

Në vitin 2019, DMX u detyra të anulonte një koncert të planifikuar, për shkak se i duhej të fillonte trajtimin e tij nga varësia ndaj lëndëve narkotike.

Në po të njejtin vit foli për GQ, rreth shqetësimeve të tij.

“Dua të kem një qëllim dhe nuk e di këtë qëllim sepse Zoti më dha këtë qëllim që kur isha në bark, pra unë do të përmbush këtë qëllim, edhe nëse dua edhe nëse s’dua, edhe nëse e di ose nuk e di, sepse tregimi tashmë është shkruar. Nëse e vlerëson të mirën, duhet ta pranosh të keqën”, kishte thënë Simmons./21Media