Vdiq reperi i njohur në moshën 20 vjeçare
Ka vdekur në moshën 20 vjeçare reperi amerikan, Dashawn Robertson, i njohur me emrin skenik Lil Loaded, i cili sipas burimeve të BBC është vetëvrarë.
Avokati i tij Ashkan Mehryari, konfirmoi vdekjen e reperit për Newsbeat.
Ndërkohë, shkaqet e vërteta të vdekjes së reperit ende nuk janë bërë të qarta.
Reperi ishte arrestuar në vitin 2020, nën dyshimin se kishte qëlluar për vdekje 18 vjeçarin njëherit shokun e tij të ngushtë, Khalil Walker.
Lil Loaded ishte i njohur nga “6locc 6a6ym”, e cila mblodhi 29 milionë shikime në Youtube./21Media