Ka vdekur Ramadan Musliu, ish-gazetar i Rilindjes, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, shkrimtar e publicist.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” u shpreh se është i tronditur nga humbja e Musliut.

“Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu. Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!”, shkroi Hoti.

Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studiues i lindur në Begunca të komunës së Vitisë më 31 maj 1954./21Media