Ministri Federal për Çështjet e Veteranëve në Bosnjë-Hercegovinë, Salko Bukvareviq ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës si pasojë e koronavirusit.

Bukvareviq 53-vjeçar kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 më 22 korrik, transmeton rtv21.tv.

Bosnja ka konfirmuar 11 mijë e 121 raste me koronavirus dhe 279 të vdekur./21Media