Tekstshkruesi amerikan, James Richard Steinman, i cili u veçua për bashkëpunim me shumë këngëtarë të famshëm botëror, si Meat Loaf, Celine Dion e Bonnie Tyler, ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i James, Bill Steinman.

James Steinman shkroi tekstet e albumit të suksesshëm të Meat Loaf, Bat Out Of Hell, disa hite të Selin Dio Dion, për Air Supply e Bonnie Tyler.

Ai u lind në New York më 1 nëntor të vitit 1947, e karrierën artistike e filloi në teatër, ku ai shkroi dhe prodhoi këngë operistike rok, po ashtu balada të fuqishme, fakë të cilave edhe u bë emër në botë.

James u shpërblye me çmimin Grammy për tekstin e këngëve të albumit të Dion, Falling Into You ndërkaq në vtin 2012 u vlerësua në hollin e tekst shkruesve të famshëm.

Albumi i Mit Llof, i titulluar at Out Of Hell u lasua në vitin 1977 me muzikën e Steinman, dhe u bë njëri prej albumeve më të shitura të të gjitha kohërave.

Ai po ashtu shkroi edhe albumet tlera të Mit Llof, si atë të vitit 1993 Bat Out Of Hell II: Back Into Hell dhe atë të vitit 2006 Bat Out Of Hell III: The Monster Is Loose.

Vëllai i legjendës James Steinman, Bill, ka treguar se James ka vdekur si pasojë e problemeve me veshka. Sipas tij, James kishte pasur probleme kohë të gjatë me veshkat./21Media