Vdiq trajneri 47-vjeçar i Vushtrrisë

Ka vdekur trajneri i Vushtrrisë, Andon Boshkovski.
Klubi hendbollistik i Vushtrrisë ka njoftuar sot se në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë trajneri 47-vjeçar i skuadrës së parë, Andon Boshkovski.
Trajneri maqedonas shpalli Vushtrrinë kampione të Ligës së Parë, ndërsa këtë vit krijoi skuadër kompetitive për Superligë.
Ai ka pasur karrierë të gjatë si trajner në hendboll, duke qenë i angazhuar në Maqedoni të Veriut, Rumani dhe Gjeorgji. Federata dhe klubet e hendbollit vendor i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit./21Media

Back to top button