Vdiq vajza të cilës deçanasi doli vullnetar t’i dhurojë veshkën

 

Ka vdekur, Nazlije Sherifi vajza e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dhe për shërimin e saj ishte treguar i gatshëm t’i  dhurojë veshkën një qytetar i Deçanit, Valmir Aliçkaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook njoftoi për vdekjen e Sherifit. Ai tregoi se

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken.E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes se Nazlijes,ishte i dëshpëruar e tejet i merzitur qe nuk mundi te ja shpetoj jetën!Ngushëllime familjes!”, shkroi Ramosaj./21Media

 

 

 

 

 

Back to top button