Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, i ka vdekur vëllai Shkëlzeni.

Ministri Aliu ka bërë të ditur se shkak i pandemisë varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë.

“Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu. Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira. Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye të pandemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes. Pusho i qetë Xeni!”, ka shkruar Aliu në Facebook./21Media

Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.

Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur…

Posted by Liburn Aliu on Wednesday, 28 April 2021