Kultura në zi

Kultura në zi

Këngëtarja, kompozitorja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Violeta Rexhepagiqi ka vdekur sot.

E njëjta, e cila njëherësh është edhe motra e Armend Regjepagiqit, do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë, posaqërisht për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Ajo po ashtu ka interpretuar rreth 40 këngë për fëmijë, e më pas edhe për të rritur, aty ku edhe dolën hitet e saj por përkrah Armend Rexhepagiqit e Aida Barakut.

“Vetëm ty të besova”, “A e din”, “Hëna”, “Lamtumirë”, “Do të përballoj”, “Zana e Maleve”, “Gyrbet”, “Sher o sher”, “Shota”, janë disa nga projektet më të suksesshme të Violetës, e cila gjithashtu ishte edhe pjesë e grupit “Vivien”.