Vdiq ylli i “Avengers” dhe “Game of Thrones”, Diana Rigg
10 Shtator 2020
Aktorja e njohur britanike, Diana Rigg, e njohur për rolet e saj si: Emma Peel në serialin televiziv “Avengers”, Olenna Tyrell në “Game of Thrones” dhe gruaja e vetme filmike e James Bond vdiq sot nga kanceri.
Rigg vdiq në moshën 82-vjeçare.
“Ajo vdiq e qetë këtë mëngjes në shtëpi, e rrethuar nga anëtarët e familjes që kërkuan respekt për jetën private në këtë kohë të vështirë”, tha agjenti i aktores, Simon Beresford.