Vdiqën 55 persona nga zjarret në Hawaii, qyteti “absolutisht i zhdukur” (FOTO)

Numri i njerëzve të vdekur nga zjarret në Hawaii është rritur në 55 dhe qindra të tjerë thuhet se janë të zhdukur në ishullin Maui.
Guvernatori i shtetit Josh Green i ka quajtur zjarret “katastrofike” dhe ndoshta fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë e Hawait.
Të mbijetuarit kanë folur për arratisje të guximshme, me një burrë që i tha BBC-së se qyteti historik i Lahaina “është zhdukur absolutisht”.
Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët, thonë zyrtarët, dhe gati 15,000 turistë u larguan nga Maui të enjten.
Zjarret filluan në ishull të martën, të nxitura nga erërat e një uragani.
Më vonë përmes një deklarate nga Presidenti Biden zjarret u quajtën një “fatkeqësi të madhe”./21Media