Binjakët më të vjetër  të bashkuar, Ronnie dhe Donnie Gaylon, 68 vjeç, vdiqën më 4 korrik, në qytetin e tyre të lindjes, Dejton, Ohio.

Ronnie dhe Donnie Galyon kanë lindur më 28 tetor 1951 dhe ishin befasi për prindërit Eileen dhe Wesley Gaylon, të cilët nuk e dinin se po prisnin binjakë, aq më pak binjakë të bashkuar, përcjell portali rtv21.tv

Ata kanë lindur të shëndetshëm, duke peshuar 11 kg, por i kaluan dy vitet e para të jetës së tyre në spital, pasi mjekët u përpoqën të zbulojnë një mënyrë për t’i ndarë ato në mënyrë të sigurt. Kur u thanë që nuk kishte asnjë garanci që të dy djemtë të mbijetonin nga operacioni, Wesley dhe Eileen refuzuan të operonin djemtë e tyre.

Për 68 vjet, vëllezërit jetuan ballë për ballë. Ata kanë lindur secili me zemër dhe stomak të veçantë./21Media