Edhe tre persona të cilët ishin prekur me COVID-19  kanë vdekur në Kosovë. Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se një person ka vdekur mbrëmë ndërsa dy tjerë sot në mëngjes.

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese. Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.”, thuhet në njoftimin e Klinikës.

Që nga marsi kur është raportuar rasti i parë me COVID-19 kanë vdekur 47 persona të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./21Media