Kishte nisur punët në oborr për ndërtimin e shtëpisë së re, e vëllai “e uroi” me stupc. Kështu ka ndodh të shtunën rreth orës 15:00 në Han të Elezit, ku vëllai sulmoi vëllain, ndërsa motivet sipas forcave të rendit del se janë “kontesti pronësor”.

Siç raporton policia, sulmi ka ndodhur derisa vëllai ishte duke përgatit në oborrin e tij vendin se ku ka me e nis shtëpinë e re.

Me të marr vesh se çka po ndodh, policia shkruan se “aty kishte shkuar vëllai i tij i cili me një shkop të drurit e kishte sulmuar viktimën”.

Të lënduar policia thotë se nuk ka, por të dyshuarin e kanë dërguar në mbajtje, meqë rasti është cilësuar si “dhunë familjare”./21Media