Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë pesë ditë, nga 23 deri më 27 nëntor.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 29 nëntor.

Më 29 nëntor do të votohet edhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por, ndryshe për Podujevën, për këtë komunë më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 nëntor.

Por, vendimin e sotëm të KQZ-së e kundërshtuan anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se duhet të kenë një afat më të gjatë të fushatës zgjedhore.

Ndërsa, deri më tani në KQZ, asnjë prej partive politike nuk kanë dorëzuar ndonjë aplikacion për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut./21Media