Policia e Kosovës për një ditë ka shqiptuar 703 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19.

Sot kanë hyr në fuqi masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e ku me këtë vendim janë hapur shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare.

Ndërkohë që vazhdon të jetë në fuqi vendimi për orën policore nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Aktualisht në vend janë 12 mijë e 433 raste aktive me COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media