Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 957 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që prej 13 marsit e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 17.757raste me koronavirus.

Prej tyre, 15.034 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2.062.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 661./21Media