Kanë kaluar rreth 6 muaj, që kur Vedat Ademi ka publikuar projektin e fundit muzikor, këngën me titull “Je ajo”.

Videoklipi i kësaj kënge është klikuar mbi 540 mijë herë në kanalin YouTube.

Këngëtari ka befasuar adhuruesit e tij së fundmi, kur bëri të ditur se është duke përgatitur diçka speciale për ta.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet duke realizuar një këngë të re në studio.

Kur jeta të jep emocione të forta, mendja, trupi dhe zëri bashkëlidhen më së miri. Së shpejti dhe ju do ta kuptoni”, ka shkruar ai në përshkrim./21Media