Vedat Bajrami është njëri nga aktorët më të dashur nga publiku shqiptar. Me batutat e shumta, ai ka rrëmbyer zemrën e publikut anë e mbanë trojeve shqiptare.

Krahas angazhimeve në karrierë, aktori mjaft aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale, me publikimin e pamjeve të shumta nga përditshmëria e tij, shkruan rtv21.tv

Sot, Bajrami për 313 mijë ndjekësit e tij në instagram ka publikuar një imazh, në të cilin shihet i veshur me kostum të zi.

“A thu a vjen ajo ditë me shku dasëm”, ka shkruar aktori krahas fotografisë, në të cilën po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që, Vedat Bajrami është pjesë e “Stupcave” qe një kohë të gjatë./21Media