Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë të dalin masivisht në zgjedhje.

Gjithashtu ish-kreu i kësaj komune iu ka bërë thirrje atyre që ta ruajnë frymën rugoviane, që sipas tij, është kultivuar tash e 30 vite.

Veliu tutje ka kërkuar, që në këtë kohë afër zgjedhjeve llapjanët mos të bien pre e manipulimeve dhe mashtrimeve të atyre që përfaqësojnë interesa të ekstremit të majtë. Përmes një postimi në Facebook Veliu ka thënë se tendencat për ta goditur LDK-në në Podujevë, do të dështojnë me fitoren bindëse të Nexhmi Rudarit në zgjedhje.

“Ka përpjekje të mëdha për ta shkëputur Llapin nga LDK-ja dhe fryma Rugoviane. Ne i kemi identifikuar dhe denoncuar këto përpjekje të cilat janë të pashpresa. Llapjanët i dhanë besën Presidentit Rugova dhe LDK-së 30 vite më parë dhe sot e mot ne e mbajmë besën e dhënë. Sepse ne jemi besnikë autoktonë të pathyeshëm edhe në kohë të mira edhe në kohë të vështira. Ju besoni dhe jeni besnikë edhe kur ju kërcënojnë, edhe kur ju përbuzin, edhe kur ju getoizojnë, edhe gjithmonë”, ka shkruar ndër tjera Veliu.

Në fund Veliu ka thënë se “kalaja e LDK-së është dhe do të jetë e pamposhtur”.

Të nderuar llapjanë,

Në këtë kohë pandemie shpresoj dhe uroj të jeni mirë ju dhe familjet e juaja….

Posted by Agim Veliu on Friday, November 27, 2020

Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi ka deklaruar se aktivistët e tyre janë provokuar sot disa herë për t’u sulmuar më pas siç kanë potencar, “nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit”.

Sipas VV-së në Podujevë, Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyreve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë provokuar vazhdimisht aktivistët e LVV-së.

Pas kësaj deklarate të VV-së ka reaguar edhe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë./21Media