Ministri i Punëve të Brendshme,  Agim Veliu, priti në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Me këtë rast ministri Veliu vlerësoi se në një shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme siguria dhe luftimi i dukurive negative që cenojnë sigurinë. Ai tha se roli i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Korrupsion janë garantë për të luftuar çfarëdolloj të krimit,  në veçanti korrupsionit, si dhe parandalimit të rasteve të konfliktit të interesit.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për projektet e përbashkëta dhe rolin e të të dy institucioneve për të mbështetur njëra tjetrën në luftimin e korrupsionit.

“Ishte konstatim i përbashkët se luftimi i korrupsionit do të ndikojë në përmirësimin e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës dhe  po ashtu do të kishte ndikim pozitiv në vlerësimet e organizatave që e monitorojnë këtë proces”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme./21Media