Veliu kërkoi që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me Eulex-in
28 Shtator 2020
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot priti takim shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim, siç informoi MPB, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19.
Veliu u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it dhe kërkoi që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.
Ndërsa, në anën tjetër, shefi i EULEX-it, Wigemark tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës./21Media