Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do ta ndajë askush, aq më pak Vjosa Osmani. Kështu deklaroi sot nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.

Sipas tij, LDK i ka mbijetuar shumë stuhive, dhe se askush nuk mund të ndajë atë, pavarësisht që mund të dalin individë.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës deri tash është treguar historikisht që nuk mund ta ndajë askush. Nga LDK mund të ndahen individë, kush do qofshin ata. Mirëpo LDK është vështirë të ndahet. Lidhja Demokratike është parti tepër e organizuar, me një histori të gjatë të veprimit. Është një parti politike që j ka qëndruar gjatë të veprimit. Është parti politike që i ka qëndruar shumë stuhive edhe nuk e besojë që mund të ndajë dikush LDK-në, aq më pak Vjosa Osmani. E cila ka kohë që punon kundër LDK-së. Do të thotë ajo ka kohë që është jashtë Lidhjes Demokratike me punë dhe veprime. Ndërsa me trup ka qenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës“, ka thënë ai.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme në Gjilan, kryetari Lutfi Haziri i pyetur nga KP-ja ka komentuar edhe mocionin për rrëzimin e qeverisë nga LVV.

Sipas tij, nuk është hera e parë kur kjo parti ka bashkëpunuar me PDK-në për rrëzimin e qeverisë të udhëhequr nga LDK.

Nuk është hera e parë. Vetëvendosja ka bashkëpunuar me PDK-në edhe kur e ka rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës në vitin 2017. Unë besoj shumë që është çështje e tyre, çështja e partive politike. Sa i përket vlerësimit tim besoj që kabineti po e kryen punën e vet në mënyrën më të mirë javëve të fundit. Dhe stabileti qeverisës varet shumë nga angazhimi politik me kuvend të Republikës. Angazhimi jonë është me vendos stabilitet, angazhimi i opozitës është që të rrëzohet ky stabilitet“, ka thënë Haziri.

Ndër tjera, Haziri ka theksuar se marrëveshja ekonomike e nënshkruar në Washington përfshin angazhime të përbashkëta në kuadër të mekanizmit edhe të Berlinit, por edhe të dialogut të Brukselit.

Kosova përveç që ka përfituar në njohje të rëndësishme, siç është Izraeli, përfiton edhe ekonomikisht. Dhe bë shpinë të Kosovës ekonomikisht fiton i gjithë Ballkani perëndimor. Sepse impakti ekonomik është në gjitha vendet e Ballkanit. Dhe natyrisht duhet me u apllaudu një marrëveshje të tillë. Dhe unë po e shoh spektik ata që po gjenerojnë frikë në Kosovë, po vazhdojnë me kundërshtua kurrfarë arsye. Vetëm sepse është mbërri një rezultat i Uashingtonit. Shpresojë shumë që të jetë i implimentueshëm edhe pas zgjedhjeve në ShBA“, ka deklaruar ai.